19 Janar 2025

PD mbështet fuqishëm liderin Agani dhe beson në pafajësinë e tij

Prishtinë, 20 qeshor - Kryesia e Partisë së Drejtësisë sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën i ka dhënë mbështetje të fuqishme liderit Ferid Agani, duke qenë e bindur thellë në korrektësinë, ligjshmërinë dhe pafajësinë e tij, gjatë kryerjes së detyrave dhe të sendërtimit të përgjegjësive shtetërore.


Kryesia e Partisë, degët dhe nëndegët e saj; si dhe e gjithë anëtarësia e gjerë, qëndrojnë fuqimisht, unike dhe unanime në përkrahje të plotë dhe të vazhdueshme të kryetarit të saj Prof.Dr. Ferid Agani, duke qenë e bindur thellë në korrektësinë, ligjshmërinë dhe pafajësinë e tij, gjatë kryerjes së detyrave dhe të sendërtimit të përgjegjësive të tij shtetërore, si gjithherë ashtu edhe gjatë përmbarimit të mandatit ministror në Ministrinë e Shëndetësisë.


Duke besuar në drejtësinë universale dhe atë të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe në pafajësinë e kryetarit të Partisë së Drejtësisë, kryesia është e bindur që do të mbizotërojë e vërteta, dhe rrjedhimisht në përfundim të procedurës gjyqësore, kryetari Agani do të triumfojë - në këtë galimatias pandehmash të pabazuara, duke u shpallur plotësisht i pafajshëm me vendim meritor të organeve kompetente të drejtësisë, nga e gjithë kjo çështje e pretenduar juridiko-penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)