PD: Lirimi i Haradinajt lajm i mirë për Kosovën
Prishtinë, 27 prill - Partia e Drejtësisë mirëpret lajmin për lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili për katër muaj është mbajtur padrejtësisht nga shteti i Francës me akuza të Serbisë.
Edhe një herë u vërtetua lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish- Komandantit të zonës së Dukagjinit Ramush Haradinaj.
Shpifjet dha akuzat e Serbisë e cila kreu krime mbi civilët shqiptarë për botën demokratike janë të paqëndrueshëm dhe nuk duhet të përfillën.