PD: Kosova e kaloi testin
Prishtinë, 8 qershor - Partia e Drejtësisë, uron të gjithë qytetarët e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike, me çrast u dëshmua edhe njëherë se populli ynë është në rrugë të drejtë për tu integruar në strukturat evro-perëndimore.
Njëkohësisht, Partia e Drejtësisë, falënderon të gjithë qytetarët e vendit që votuan për Koalicionin PDK-PD, duke i dhënë mundësi që të jetësohet Misioni i Ri, i cili do të mundësojë një jetë më të mirë dhe të dinjitetshme për të gjithë qytetarët e vendit.
PD uron që edhe procesi i numërimit të votave të bëhet në mënyrë të rregullt dhe të tregohet pjekuri e maturi deri në numërimin e votës së fundit.