19 Janar 2025

PD kërkon nga ministri Mariq të heq dorë nga deklaratat provokuese

Prishtinë, 16 maj - Partia e Drejtësisë ka përcjellë me vëmendje deklaratat e Ministrit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, i cili është shprehur haptazi kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

PD konsideron se ministri në fjalë ka thyer politikat e Qeverisë së Kosovës dhe deklaratat e tij janë provokuese dhe në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Thirrjet e tij nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë dhe si të tilla për Partinë e Drejtësisë janë të papranueshme.

Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme përballë deklarimeve individuale të ministrave pa marrë parasysh komunitetit të cilit i takojnë, sepse çdo njëri i cili bartë një pozicion ministror nuk përfaqëson individin e as klanet politike. por përfaqëson Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ftojmë ministrin të jetë i kujdesshëm dhe të heq dorë nga deklaratat e tij provokuese dhe me motive nacionale, sepse si të tilla ato përcjellin një mesash destruktiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)