19 Janar 2025

PD kërkon miratimin e ligjit për gratë e dhunuara gjatë luftës

Prishtinë, 9 shkurt - Partia e Drejtësisë vazhdimisht ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë nga institucionet shtetërore që gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë të mbrohen dhe të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme, pasi që konsideron se në mungesë të një ligji të këtillë, ka bërë që shumë prej tyre të përjetojnë persekutim dhe diferencim të shoqërisë kosovare.


Kështu ka deklaruar nënkryetarja e Partisë së Drejtësisë, për Çështjen e Gruas, dr. Rukije Mehmeti në një konferencë për media, ku ka apeluar tek të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, të votojnë projektligjin që i mbron gratë e dhunuara gjatë luftës.


Buxheti i paraparë për personat e dhunuar gjatë luftës është 74 milionë euro dhe se sipas Mehmetit,  nuk përbën as gjysmën e vijës buxhetore të mallrave dhe shërbimeve ku parashiheshin 163 milionë euro për mallra dhe shërbime e që nënkupton luksin e politikanëve.


Mbi të gjitha, kjo përkrahje institucionale për personat e dhunuar gjatë luftës do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se sipas saj, buxheti i Kosovës duhet të rishikohet dhe mjetet e parapara për mallra dhe shërbime duhet të rialokohen për këtë kategori.


\"Shumë prej nesh janë dëshmitarë të dëshmive të tyre të heshtura, e shumë prej nesh jemi dëshmitarë të rrëfimeve të tyre anonime në Gjykatën e Hagës, në raportet e hulumtimit të organizatave vendore e ndërkombëtare\", ka pohuar ajo.


Mbrojtja e grave të dhunuara gjatë luftës që nënkupton periudhën brenda datës 27.02.1998 deri më 20.06.1999 dhe se ajo shpejgoi se abuzimet e ndodhura pas kësaj date është dashur të trajtohen me ligjin penal të Kosovës.


\"Sipas informatave tona ky projektligj do të diskutohet të mërkuren e kësaj jave në Komisionin përkatës në Kuvendin e Kosovës ku fuqishëm apelojmë tek deputetet e në radhë të parë në Komisionin për Shëndetësi, Pune dhe Mirëqenie Sociale që ligji për mbrojtjen e grave të dhunuara gjatë periudhës së luftës të procedohet sa më parë për miratim në


Kuvend, në mënyrë që t`ju dalim në ndihmë, dhe sado pak të zbusim dhembjet e shkaktuara këtyre femrave pa kurrfarë faji\", ka pohuar ajo.

Partia e Drejtësisë sqaron se gratë e dhunuara ka raste kur nuk pranohen në shoqëri dhe janë të braktisura nga ish-bashkëshortët dhe familjarët e tyre, andaj kjo është një çështje shumë delikate dhe e ndjeshme, për këtë është e domosdoshme angazhimi i ekspertëve të lëmive të ndryshme për t’i trajtuar ato.


Prandaj, PD kërkon nga mbarë shoqëria kosovare që këtë kategori mos ta stigmatizojnë, por përkundrazi ta inkurajojnë dhe t’i përkrahin fuqishëm kërkesat dhe të drejtat e tyre.


\"Sot, pas 14 viteve na thërret ndërgjegjja dhe zëri i arsyes, zëri i tyre është kudo mes nesh. Ato na thërrasin, por ne nuk i dëgjojmë. Ato janë vajzat dhe gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit, që Besohet të jenë afër 20 mijë femra shqiptare në Kosovë. Këtyre vajzave dhe grave ju duhet drejtësi, sepse dhunuesit përgjegjës për këtë krim makabër kanë kaluar pa u ndëshkuar deri më sot. Partia e Drejtësisë përvec që kërkon mbrojtje për këtë kategori, njëkohësisht kërkon që kryerësit e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare\", ka pohuar ajo..


Ndryshe, Kuvendi i Kosovës në muajin janar të vitit 2013 bëri shpërndarjen e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit nr 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile të luftës dhe familjarët e tyre, në të cilin ligj u shtua edhe kategoria e personave të dhunuar gjatë luftës, si kategori e veçantë në ligj, për të cilën janë paraparë një varg beneficionesh, ngjashëm edhe me kategoritë e tjera të dalura nga lufta.


Ky projektligj u shqyrtua në dy komisione parlamentare. Përderisa Komisioni i Shëndetësisë e miratoi kurse Komisioni për buxhet dhe financa u arsyetua se nuk ka buxhet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)