PD-ja e Vushtrrisë themelon nëndegë në lagjen Dardania II
Vushtrri, 14 qershor - Dega e Partisë së Drejtësisë në Vushtrri, ka themeluar nëndegën e saj në lagjen Dardania II, kryetar i së cilës u zgjodh, Mensur Musa, i cili shprehi gatishmërinë e plotë për punë të vazhdueshme në interes të përgjithshëm te qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë.
Ai tha se është i gatshëm të kryejë detyrat dhe përgjegjësit që i besohen nga qytetarët me nderë, përkushtim, por edhe profesionalizëm.
Kryetari i degës, Abdullah Klinaku, para delegatëve deklaroi se PD-ja në nivelin lokal, ka për qëllim përmriësimin dhe avancimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët, duke qenë shembull për qeverisje të mirë, efikase dhe transparente.
Ndryshe, PD-ja në Vushtrri përfaqësohet me dy deputetë, ndërsa udhëheq me drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.