PD: Familja Jashari, simbol i rezistencës dhe paqes
Prishtinë, 5 mars - Partia e Drejtësisë, në njëzetë vjetorin e Epopesë së UÇK-së, përkujton sakrificën dhe heroizmin e familjes Jashari, më në krye kryekomandantin legjendar Adem Jasharin, e cila mbetet simbol jo vetëm i lirisë dhe i rezistencës, por edhe simbol i paqes.
Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bënë simboli i pavarësisë për Shqiptarët e Kosovës dhe për Shqiptarët kudo që janë.
Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Partia e Drejtësisë është e bindur se Familja Jashari ka rol të veçantë, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë të botërore, për përgatitjen e gatishmërisë popullore në luftën çlirimtare, ka rolin e papërsëritshëm e të pakrahasueshëm për organizimin e UÇK-së.
Po ashtu kjo familje emblematike ka rolin e pashembullt për mobilizimin e masivizimin e popullit në luftën çlirimtare, për mbështetjen e kësaj lufte nga faktori ndërkombëtar, si dhe ka merita të pakrahasueshme për lirinë, dhe mbarësinë kombëtare, për Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik.
Familjet e tilla nderojnë secilin komb, por jo të gjitha kombet kanë madhështi të tilla.