19 Janar 2025

PD: Ezani të mos përfshihet në ligjin për zhurmat

Prishtinë, 2 shkurt - Partia e Drejtësisë konsideron se thirrja e Ezanit paraqet pjesë esenciale të identitetit kolektiv të myslimanëve të Kosovës dhe atë që më shumë se gjashtë shekuj pa asnjë ndërprerje. 


Në këtë kuptim çfarëdo kufizimi i lirisë së përdorimit të Ezanit nga mënyra siç kjo bëhet sot do të jetë plotësisht e papranueshme për Partinë e Drejtësisë dhe do të interpretohet nga ana e saj si tjetërsim i plotë i institucioneve shtetërore nga interesat shpirtërore të shumicës absolute të qytetarëve të saj.

 Këtë qëndrim e bëri të të qartë nënkryetari i PD-së Jeton Svirca gjatë një konference të mbajtur për media në dielën, ku u bëri apel të gjithë deputetëve të mos votojnë këtë ligj të sponsoruar nga ministri i Ambientit Dardan Gashi.

“Partia e Drejtësisë apelon te organet e Kuvendit të Kosovës që në asnjë mënyrë të mos lejojnë që qëllimi legjitim i rregullimit ligjor të zhurmave në hapësirat publike të mos shtrihet në fushën e thirrjes së Ezanit ose përdorimit të kambanave të kishave, që paraqesin bukuri dhe pasuri të pazëvendësueshme shpirtërore dhe kulturore të Kosovës, dëshmi të diversitetit të saj fetar si dhe përkushtimit ndaj devotshmërisë për Krijuesin e Madhërishëm’, ka pohuar Svirca.

 Ndryshe, në seancën e fundit ligji për zhurma, edhe pse u kundërshtua ashpër nga deputetët e Partisë së Drejtësisë, u miratua në lexim të parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)