20 Janar 2025

PD: Edhe një argument që lufta për liri ishte e pastër

Prishtinë, 29 maj - Partia e Drejtësisë, përshëndet vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila ka shpallur të pafajshëm Sylejman Selimin, Ismet Haxhan, Shefki Hysenin dhe Nexhat Qubrelin, të cilët ishin të akuzuar për krime lufte.

PD konsideron se lufta për liri e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e drejtë dhe si e tillë do të mbetët edhe në të ardhmen.

Përpjekjet për të njollosur luftën e UÇK-së nga caqe të ndryshme nuk do të kenë sukses asnjëherë, andaj konsiderojmë se vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore në Mitrovicë është edhe një dëshmi se lufta e popullit shqiptar ishte e pastër.

PD uron që sistemi i drejtësisë në vend, të thotë fjalën e vet edhe për pjesëtarët tjerë të UÇK-së të cilët padrejtësisht po akuzohen për vepra të ndryshme të pabazuara për të cilat asnjëherë nuk është dëshmuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)