21 Janar 2025

PD dënon sulmin në Gorazhdec, kërkon zbardhjen e rastit

Prishtinë, 8 dhjetor - Me rastin e incidentit në fshatin Gorazhdec të Pejës, Dega e Partisë së Drejtësisë në Pejë, shpreh shqetësimin e saj përkitazi me këtë sulm dhe njëkohësisht e dënon atë dhe kërkon nga organet e Policisë dhe Drejtësisë të zhvillojnë hetim serioz të rastit deri në zbulimin e kryerësve të kësaj vepre të ligë.
 
Asnjë veprim negativ ose kriminal që ka për qëllim dëmtimin e pronës apo frikësimin e cilitdo qytetar të Kosovës nuk duhet të tolerohet, duke kundërshtuar sidomos ato veprime që bëhen për të nxitur urrejtje dhe padurueshmëri në mes të popullatës shumicë dhe atyre pakicë në Kosovë, si dhe duhet të mirren të gjitha masat që këto akte të zbardhen dhe kryesit të vëhen para drejtësisë.

Në të njëjtën kohë, Partia e Drejtësisë në Pejë, kërkon që ky akt i izoluar kriminal të mos paragjykohet në baza etnike dhe të mos instrumentalizohet panevojshëm për qëllime politike dhe të nxitjes së urrejtjes ndëretnike nga përfaqësues politikë të serbëve në Kosovë ose jashtë saj.

Partia e Drejtësisë e çmon lart vlerën që duhet të ketë bashkëjetesa dhe bashkëpunimi paqësor ndërmjet të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallime, dhe jemi të bindur që për kultivimin e këtyre vlera të përbashkëta duhet të punojmë të gjithë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)