PD: Bajram Rexhepi ishte figurë tejet e rëndësishme e shtetndërtimit
Prishtinë, 21 gusht - Partia e Drejtësisë (PD) shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ishte figurë poliedrike dhe tejet e rëndësishme e shtetndërtimit të vendit, që dha kontribut të madh gjatë luftës si mjek në UÇK, ndërsa në paqe ishte Kryeministri i parë i qeverisë së Kosovës dhe kirurg i dalluar që me dekada të tëra i shërbeu me nderë qytetarëve të vendit.