PD: Aktet terroriste në Paris, akte kundër njerëzimit
Prishtinë, 14 nëntor - Partia e Drejtësisë, me shqetësim dhe dhembje po ndjek zhvillimet në Paris të Francës, pas sulmeve terroriste, ku mbeten të vdekur rreth 140 persona.
Partia e Drejtësisë, dënon ashpër aktet terroriste që ndodhen mbrëmë në Paris duke i vlerësuar si akte kundër njerëzimit dhe vlerave civilizuese.
PD me këtë rast ngushëllon Presidentin Holland dhe mbarë popullin francez, ndërsa kërkon që autorët e krimit makabër të marrin dënimin e merituar.
Në këto momente të vështira për mbarë popullin francez, PD solidarizohet dhe ndan dhembjen me të gjithë familjet që humben më të dashurit e tyre, ndërsa të të lënduarve i dëshirojmë shërim të shpejtë.