08 Maj 2025

PD: Agani vazhdon me manipulime dhe falsifikime

Prishtinë, 30 janar - Kryetari i PD-së z. Sylejman Çerkezi, konsideron se veprimet e fundit nga një grup i vogël në krye me z. Ferid Agani, janë të ulta, joligjore dhe tendencë për ngulfatjen e elektoratit të PD-së dhe vizionit të saj.

\"Mirëpo, edhe kësaj herë shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues të PD-së, bojkotuan këto organizime të një grupi të vogël në krye me z.Aganin, dhe e vetmja rrugë që i mbeti ishte manipulimi dhe falsifikimet, si herën e kaluar.\"

\"Apelojmë të KQZ, që këto veprime absurde të ndalen dhe të pranohet edhe zyrtarisht vullneti i anëtarësisë së gjerë të PD-së për kuvendin e mbajtur me 28 shtator 2016, i vëzhguar edhe nga vet organet kompetente të KQZ-së.\"

PD më në krye Sylejman Çerkezin, siguron elektoratin e gjerë dhe të gjitha qytetarët, se do të vazhdojë të qëndrojë besnik parimeve, statutit dhe programit, dhe do të angazhohet për kthim në identitet, unifikim të frymës konservatore, që u shpërnda pikërisht nga dëshira e madhe e z.Aganit për karrierë dhe të qenit në pushtet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)