Pastrimi i Kosovës si model i angazhimit qytetar
Prishtinë, 24 maj - Me rastin e Ditës së sivjetme Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj 2013, mbi 140 pjesëtarë të Misionit të OSBE-së ndihmuan në pastrimin e hapësirave publike si pjesë e aksionit Ta pastrojmë Kosovën!
Jam i lumtur që kemi mundur ti kontribuojmë kësaj nisme kaq të madhe e të veçantë, tha Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shef i Misionit të Misionit të OSBE-së. Dhjetëra mijëra vullnetarë që punojnë për të mbledhur 20,000 tonë mbeturina janë ilustrimi më i mirë i përgjegjësisë qytetare në vepër.
Ambasadori Schlumberger iu bashkua vullnetarëve të shoqatave joqeveritare, OSBE-së dhe përfaqësuesve të lartë të qeverisë, komunave e bashkësive fetare në pastrimin e varrezës ortodokse serbe dhe Lagjes shumë-etnike 29 në Fushë Kosovë, si dhe në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Jam gjithashtu i kënaqur që organizatori i kësaj nisme, OJQ Liria, e ka bërë këtë nisme gjithëpërfshirëse në të mirë të të gjitha komuniteteve, tha Ambasadori Schlumberger. U bëj thirrje institucioneve në nivel qendror dhe lokal që të bëjnë më shumë që të siguruar që shërbimet publike dhe komunale u ofrohen të gjithëve në mënyrë të barabartë.
Ta pastrojmë Kosovën! është pjesë e lëvizjes globale Ta pastrojmë Botën, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.