29 Prill 2024

Pasaportat e Kosovës definitivisht do të prodhohen në Austri

Prishtinë, 19 qershor - Pasaportat e Republikës së Kosovës do të prodhohen në Austri dhe se lajmi konfirmohet nga disa media austriake.

Një nga shtypshkronjat austriake ka pohuar këtë duke theksuar se kanë fituar tenderin për shtypjen e pasaportave.

“Ne jo vetëm që do ti prodhijmë pasaportat, por ne do të sjellim edhe makinerinë e cila ka të bëj me këto pasaporta”, njofton shtypshkronja shtetërore e Austrisë. Nga tetori 2011 do të jenë të gatshme 2 milionë Pasaporta Biometrike, njofton zëdhënësi nga kjo Shtypshkronjë shtetërore.

Se sa shtetas kosovarë kanë të drejtë në një pasaportë të tillë, shtypshkronja ka shpjeguar se kontrata e nënshkruar mund të variojë.

Edhe Brukseli ka një interes për dokumentacionin e Kosovës, duke shpjeguar se ky interes sillet rreth falsifikimit të pasaportave, gjë që pasaportat biometrike mund të falsifikohen vetëm me vështirësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)