22 Janar 2025

Pas peticionit, opozita në demonstrata masive

Prishtinë, 21 shtator - Protesta dhe demonstrata të fuqishme sikurse ato për shkarkimin e Jabllanoviqit synon t’i organizojë edhe një herë opozita, tani në kundërshtim të marrëveshjeve me Serbinë dhe Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Megjithëse nuk kanë treguar datën se kur do të nisin me demonstrata, opozitarët kanë paralajmëruar se këtë pritet ta bëjnë pas mbledhjes së nënshkrimeve në peticionin e iniciuar prej “Vetëvendosjes”, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Aty Qeverisë së Kosovës i kërkohet që ta tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet e datës 25 gusht 2015 të nënshkruara me Serbinë si dhe nga Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Deputetja e “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Kohën Ditore” se janë të vendosur ta detyrojnë kryeministrin të tërheqë firmën e tij nga marrëveshjet.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)