"Pas GJND-së, normalizim i marrëdhënieve Serbi-Kosovë"
Beograd, 23 shkurt - Ambasadori francez në Beograd, Jean Francois Terral bën thirrje që pas vendimit të GJND-së, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrijnë një normalizim.
Terral ka deklaruar se Franca nuk planifikon të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës, pa marrë parasysh se çfarë mund të jetë mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të nxjerrë mendimin, pa marrë parasysh se çfarë do të jetë kuptimi i tij, do të jetë e nevojshme të punohet në qetësimin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes të Serbisë dhe Kosovës, me qëllimin përfundimtar që të gjitha vendet e rajonit të hyjnë në BE dhe të zhvillohen marrëdhëniet harmonike në mes të gjithë këtyre shteteve, ka thënë Terral.