23 Dhjetor 2024

Partneriteti për Qeverisje të Hapur, mjet i rëndësishëm për rritjen e transparencës

Prishtinë, 29 tetor -  Në hapje të takimit inaugurues të Komitetit Nacional Koordinues të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se ky nuk është thjesht një partneritet ndërmjet qeverive, por është partneritet mes qeverive dhe qytetarëve.

“Duke i bërë qeveritë më të hapura ndaj kritikës, rritet vet-reflektimi, puna dhe angazhimi, dhe kështu bëhet bashkëqeverisja”, tha ai.

Kryeministri theksoi se Kosova e pasluftës nuk ka pasur stabilitet institucional sikurse që ka tani. Ky stabilitet institucional e ka transformuar besimin e  qytetarëve në pajtueshmëri me institucionet dhe ka pasur edhe efekte pozitive ekonomike.

“Ka një divident ekonomike stabiliteti institucional dhe procesi demokratik. Procesi demokratik i zgjedhjeve, rezultati demokratik, stabiliteti institucional që erdhi më pas ka edhe efekt në ekonomi. Ka një divident për buxhetin e shtetit”, tha ai.

Duke potencuar se lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë prioritete të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri tha se Qeveria mbetet e përkushtuar për rritje të bashkëpunimit me të gjithë akterët e nevojshëm, me qëllim të gjetjes së mënyrave për të ekspozuar korrupsionin e për të përmirësuar qeverisjen e mirë.

Partneriteti për Qeverisje të Hapur u vlerësua si një mjet i rëndësishëm për agjendën e transparencës, duke inkurajuar angazhimet publike, duke ndarë praktika të mira në veçanti duke përdorur digjitalizimin dhe teknologjinë inovative.

Ky partneritet do të inkurajojë angazhimin mes qeverisë dhe shoqërisë civile, për të punuar në interes të publikut, tha kryeministri Kurti, në përmbyllje të këtij takimi, ku morën pjesë Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, anëtarët e Komitetit Nacional Koordinues dhe përfaqësues të shoqërisë civile.


 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)