28 Prill 2024

Partneriteti i BE-së për forcimin e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 18 janar - Në kuadër të vizitës së kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, László Kover, sot në Kuvendin e Kosovës  u organizua ceremonia zyrtare e hapjes së Projektit të Binjakëzimit financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, i cili do të zbatohet posaçërisht nga Kuvendi Kombëtar i Hungarisë.

Ushtruesi i Detyrës i Kryesuesit të Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, Khaldoun Sinno tha se ky projekt do të fuqizojë dhe vendosë rolin mbikëqyrës të Kuvendit, dhe kapacitetin administrativ.

\"Një Kuvend solid është një gurthemel i një demokracie stabile dhe unë jam i bindur se Kuvendi i Kosovës do të përfitojë nga ky projekt”, tha Sinno.

Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, László Kövér, theksoi se integrimi evropian i Kosovës ofron një mundësi historike për vendin për të tejkaluar çështjet problematike që kanë zgjatur me shekuj.

Për të zbatuar reforma të mëdha politike dhe ekonomike dhe për perspektivën evropiane, duhet të kryhen kompromise dhe vendime të dhimbëshme.

“Unë jam i bindur që ky projekt binjakëzimi, me pjesëmarrjen e ekspertëve të Parlamentit Hungarez dhe parlamenteve tjera, rrënjësisht do të kontribuojë në forcimin institucional të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqëson një hap të madh në procesin e integrimit evropian për vendin”, shtoi  Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se ky projekt i financuar nga BE, menaxhuar nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Kuvendi Kombëtar i Hungarisë është i rëndësisë së veçantë për Kuvendin tonë.

\"Projekti do të na ndihmojë që të arrijmë standardet e një kuvendi demokratik dhe do të na udhëheqë drejtë përmbushjes së obligimeve që dalin nga procesi historik i integrimit evropian të Republikës së Kosovës, si dhe objektivave të tjera”.

Ky projekt do të përfshijë pjesmarrjen e më shumë se 70 ekspertëve nga Hungaria dhe vendet tjera anëtare të BE-së. Së bashku me homologët e tyre kosovarë, ata do punojnë në përmirësimin e kapaciteteve legjislative dhe mbikqyrëse të Kuvendit, forcimin e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe zhvillimin e aktiviteteve të e-parlamentit.

Mbështetja do t’i ndihmoj Kuvendit që të bëhet një parlament modern i hapur ndaj shoqërisë civile dhe botës me një sistem të ri për marrëdhënie me shoqërinë civile, dhe me një organizim më efektiv të aktiviteteve ndërkombëtare dhe ndër-parlamentare. 

Projekti gjithashtu do të forcoj rolin e Komisionit për Integrime Evropiane, zgjeroj njohuritë e stafit dhe deputetëve mbi çështjet e BE-së dhe do të përmirësoj aktivitetet e hulumtimeve dhe bibliotekës.

Projekti prej €1.5 milion financohet nga BE dhe zbatohet nga Kuvendi Kombëtar i Hungarisë. Do të zgjasë 2 vite, nga nëntori 2011 deri në nëntor 2013. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)