Partive do tu ndryshohet financimi
Prishtinë, 11 korrik - Fshehja e prejardhjes së financave të partive politike në Kosovë që nga paslufta ka qenë sfidë e pa adresuar mirëfilli nga institucionet e kontrolleve financiare dhe auditorëve.
Si rezultat i kësaj jo-transparence të partive, Komisioni Evropian ia ka vënë kusht Kosovës për liberalizim të vizave edhe ndryshimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, shkruan Tribuna.
Ky ligj me rekomandime nga KE-ja synon që ti bëjë më transparente financat e subjekteve politike në Kosovë por edhe të mundësojë një kontroll më të madh rreth atyre që japin para në forma të pandërgjegjshme dhe në kundërshtim me çmimet e tregut për partitë politike.