16 Janar 2025

Partitë politike të kenë më shumë gra në pozita vendimarrëse

Prishtinë, 13 prill - Gratë në Kosovë duhet të marrin më shumë pozita vendimarrse dhe se partitë politike në Kosovë duhet t’i japin më shumë hapësirë atyre që të jenë më aktive në politikë.

Kështu kanë deklaruar deputetet e Kuvendit të Kosovës, Selvije Halimi, deputete e Kuvendit të Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lirie Kajtazi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Teuta Haxhiu deputete e Kuvendi të Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot në emisionin “n’Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Selvije Halimi deputete e Kuvendit të Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se gratë në Kuvendin e Kosovës nuk janë në cilësinë individuale, por në kuadër të partive politike, të grupeve parlamentare.

“Gratë në Kuvendin e Kosovës, janë shumë aktive, problemet i marrin shumë seriozisht, jo për të kritikuar gjininë e kundërt. Puna jonë shihet në diskutimet në komisionet, gratë në kuvend punojnë shumë, kanë aftësi dhe tregojnë përgjegjshmëri”, ka thënë Halimi për emisionin “n’Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Sipas saj ka pak debate për punën e burrave, nëse ndahet në gjini.

“Nuk jam idhtare që përgjegjësitë të ndahen në baza gjinore. Unë mendoj se jemi duke ecur mirë”, ka thënë ajo, raporton RTKlive. Deputetja Halimi ka folur edhe për “turin” e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili po takohet me qytetarët e Kosovës. “Z.Veseli nuk po bënë fushatë, ai po takohet me qytetarët si deputet”, ka theksuar ajo.

Kurse deputetja Lirie Kajtazi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka deklaruar se për çdo ditë e më shumë kandidaturat e grave po priten mirë nga elektorati dhe nga qytetarët.

“Për ditë e më shumë hyjmë në Kuvend me votën meritore, edhe pse është kuota që i obligonë partitë politike për futjen në kuvend të grave në rend sipas listës”, ka theksuar ajo për emisionin “n’Kuvend”.

Sipas saj partitë politike duhet që të ketë më shumë gratë në pozita vendimarrëse. Kajtazi ka folur edhe për punën e qeverisë.

Ajo ka thënë se ministrat e qeverisë së Kosovës, githëherë janë të gatshëm të vijnë në seancë për tu përgjigjur.

Kajtazi ka  bërë me dije se Mbledhja e Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, ka shkuar shumë mirë. Sipas saj askush nuk iu ka ngulfatur fjala e lirë.

“Ka qenë një rend dite shumë i mirë, ku përfshihej edhe përgatitja për zgjedhjet lokale që do të mbahen në këtë vit’, ka thënë Kajtazi.

Kurse Teuta Haxhiu deputete e Kuvendit të Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se si deputete që ka marrë besimin për të dytin mandat, asnjëherë s’ka pasur ndikim nga subjektit politike për ndonjë çështje të caktuar.

Ajo ka kritikuar edhe grupin formal të grave deputete. Deputetja Haxhiu, ka vlerësuar se qeveria ka ndikuar në agjendat e Kuvendit, siç është vonesa e dërgimit të projektligjeve.

Haxhiu ka thënë se në Kosovë, mungon llogaridhënia për punën që duhet të kryejë duke përshirë edhe punën e deputetit.

Ajo ka folur edhe për mocionin e marrë nga Nisma për rrëzimin e qeverisë së Kosovës. “Ne e kemi nënshkruar dhe e përkrahim këtë mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Kosovës”, ka thënë Haxhiu. Ajo ka thënë se nuk duhet të vazhdojë ky koalicion.

“Ne kërkojmë që të shkojmë zgjedhjet e parakohshme, pasi që po shihet kjo nga qytetarët. Ky koalicion i panatyrshëm duhet të shkojë”, ka thënë ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)