Partitë politike duhet t'i bëjnë publike financat e tyre
Berlin, 24 nëntor Financimi i partive politike në pesë shtetet e Evropës Juglindore ka mungesë të masave të forta të transparencës dhe të sanksioneve për ato që i shmangen atyre, thuhet në raportin e Transparency International (TI) të publikuar sot.
Raporti i bënë thirrje Kosovës, Kroacisë, IRJ Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë për të siguruar që:
· të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike të raportohen saktë;
· ato të verifikohen nga një sistem mbikëqyrës i besueshëm; dhe që
· mungesa e zbatimit të legjislacionit mbi financimin e partive politike të sanksionohet siç duhet.
Raporti i bënë thirrje agjencive të mbikëqyrjes për të rritur përpjekjet e tyre për të zbatuar legjislacionin e ri dhe të përmirësuar për financimin e partive politike.
Raportimi transparent nga partitë politike për burimet e të ardhurave dhe shpenzimet e tyre është në interesin e çdo shteti që është duke ndërtuar demokraci të vërtetë ka thënë Anne Koch, Drejtoreshë Rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore në Sekretariatin e Transparency International në Berlin. Partitë politike do ta gëzojnë besimin e votuesve të tyre vetëm atëherë kur të kenë treguar që punojnë në interes të publikut, e jo për avancimin e tyre.
Legjislacioni i përmirësuar është miratuar së fundmi në të gjitha shtetet që janë vlerësuar nga ky hulumtim. Kjo krijon një shans të madhe për të gjithë akterët partitë, agjencitë mbikëqyrëse dhe të gjithë të përfshirë në mbikëqyrjen publike të financave të partive të ndahen nga zakonet e vjetra dhe të ofrojnë më shumë transparencë në një fushë që perceptohet si e errët nga publiku në këto shtete.
Raporti i ri, Ndriçimi i parave në financimin e partive politike: Shqipëria, Kroacia, Kosova, IRJ Maqedonia dhe Serbia 2011 adreson problemet e tanishme të identifikuara në legjislacionin dhe praktikën rreth financimit të partive. Hulumtimi vlerëson dhjetë dimensione të çështjes: mbajtjen e librave të kontabilitetit nga ana e subjekteve politike; raportimin e partive në organet mbikëqyrëse; sa gjithëpërfshirëse, të detajuara dhe të besueshme janë raportet; qasja e publikut në këto informacione (publikimi); vendosjen e masave të parandalimit, sanksioneve dhe mbikëqyrjes shtetërore; si dhe aktivitetet mbikëqyrëse nga shoqëria civile.
Problemet e përbashkëta që ekzistojnë në të gjitha shtetet përfshijnë dispozitat e pamjaftueshme ligjore në masat parandaluese, mungesa e zbatimit të sanksioneve, mungesa e kapacitetit dhe e kryerjes së punëve nga ana e agjencive mbikëqyrëse, dhe mungesa e gatishmërisë nga subjektet politike për të publikuar financimin e tyre në mënyrë adekuate.
Të gjeturat dhe rekomandimet kryesore në nivel rajonal të raportit:
Bërja publike e financave të partive politike duhet të forcohet më tej me afate dhe mekanizma të qarta të publikimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Pavarësisht nga progresi i bërë në publikimin e raporteve në Kroaci, IRJ Maqedoni dhe Serbi, agjencitë mbikëqyrëse në këto shtete duhet të nxisin transparencë më të madhe duke i publikuar raportet e auditimit të financave të partive politike në formate lehtë të përdorshme (user-friendly) dhe të krahasueshme.
Ekziston nevoja për përforcimin e masave për parandalimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore për fushata politike, dhe agjencitë mbikëqyrëse duhet të ndërmarrin masat e nevojshme për të vendosur sanksione për shkelje të atyre rregullave në lidhje me raportimin dhe publikimin e financave të partive politike