Partitë opozitare braktisin sallën e Kuvendit


Prishtinë, 8 dhjetor - Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA e kanë lënë sallën e Kuvendit, në momentin që Kadri Veseli ka marrë fjalën si kryetar Kuvendi.
Pas lëshimit të sallës nga tri partitë opozitare atë e ka lëshuar edhe Gëzim Kelmendi nga PD.
Kadri Veseli ka folur edhe serbisht në Kuvend, duke thënë se pakicat do të respektohen gjithnjë.