18 Maj 2025

Partitë nga Serbia s’mund të garojnë në Kosovë

Prishtinë, 30 prill - Partitë nga Serbia të cilat tash e sa kohë i kanë degët e tyre edhe në veri të Mitrovicës, nuk do të mund të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat planifikohen të mbahen sivjet, në bazë të marrëveshjes së Brukselit.

Njohësit e rrethanave zgjedhore por edhe ata nga Komisioni Qendror, kanë thënë se pa regjistrim e certifikim të tyre nuk mund të hyhet në proces zgjedhor i cili pretendon të organizohet në dispozitat ligjore të Kosovës dhe me ndihmën e OSBE-së. Por si duket shteti serb është përkujdesur edhe për këtë çështje, shkruan “Tribuna”.

Zyrtarët në Serbi, tash po pretendojnë që pengesën e futjes se partive nga Serbia në zgjedhje, ta mënjanojnë me një marrëveshje të re mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ish-sekretari shtetëror serb në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka pranuar se kjo çështje do të jetë problem, por ai ka shfaqur shpresën se do të gjendet një zgjidhje gjatë takimeve të ardhshme mes palëve.

“Ka pasur shumë zgjidhje politike dhe besoj që edhe kjo çështje do të zgjidhet politikisht”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)