Partitë më të mëdha diskutojnë për daljen nga kriza institucionale
Prishtinë, 19 tetor - Dy partitë më të mëdha në vend PDK dhe LDK janë duke zhvilluar mbledhjet e tyre për ti diskutuar hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren për daljen nga kriza institucionale pas prishjes së koalicionit nga ana e LDK-së.
Të dy partitë sot do të vendosin për, po ose jo, për zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për mundësin e bërjes së një qeverie teknike dhe për hapat konkret.
Mundësin për marrëveshje ua ka kumtuar edhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi. Sipas tij, nëse partitë merren vesh për zgjedhje të jashtëzakonshme, ai më pastaj do të vendos për po ose jo.