18 Janar 2025

Partitë me slogane të \"forta\" në zgjedhjet lokale

Prishtinë, 30 shtator - Duhen edhe tre ditë që të fillojë fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, për pasoj shumica e partive politike kanë përzgjedhur sloganet e tyre.

PDK: \"Për Kosovën Evropiane\"
LDK: \"Sot Komuna, nesër Kosova\"
Lëvizja Vetëvendosje: \"Ta ndryshojmë së bashku\"
AKR: \"Ndershëm me punë\"
AAK: \"Ndershëm me punë\". Ende nuk eshte vendosur, por mund të përdorë sloganin \"Aleanca për Kosovën\" ashtu sikurse Besnik Tahiri do përdorë \"Aleanca për Prishtinën\"

Sipas sekretari të përgjithshëm të PDK-së, Basri Musmurati kjo parti sloganin e saj orientues do ta ketë \"Për Kosovën Evropiane\", por slogani zyrtar do të mësohet kur të fillojë fushata elektorale, shkruan REL.

Ndërsa sloganin e LDK-së e ka bërë publik lideri i kësaj partie Isa Mustafa në profilin e tij në Facebook. Sloganin e VV-së e ka bërë publik sekretari organizativ Dardan Molliqaj, sipas të cilit ky slogan nënkupton ndrshimin e qeverisjes aktuale.

Zv//presidentja e AKR-së Mimoza Kusari-Lila ka thënë në lidhje me sloganin e kësaj partie se është me të njejtin slogani për shkak se ka dëshmuar atë në qeverisjen qendrore.

Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e vetmja parti nga pesë partitë më të mëdha në Kosovë që ende nuk është përcaktuar për sloganin e saj.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se për ta përzgjedhur sloganin më të mirë për zgjedhjet e 3 nëntorit ende nuk kanë përfunduar diskutimet brenda partisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)