Partitë këmbëngulin që zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor
Prishtinë, 24 janar - Partitë kryesore opozitare këmbëngulin që zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor të këtij viti, duke kërkuar që me çdo kusht të ndodhë edhe reforma zgjedhore.
Pavarësisht se me Ligjin aktual të zgjedhjeve ekziston mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në qershor, LDK dhe AAK duan që këtë proces ta zhvillojmë me disa modifikime në ligjin aktual.
Sipas nenit 4 të Ligjit të zgjedhjeve, presidentja e shtetit mund të caktojë datën e zgjedhjeve jo më herët se 6 muaj dhe jo më vonë se 4 muaj para datës së zgjedhjeve.
Ky nen mundëson që zgjedhjet të mbahen më 22 qershor 2014, pasi që e para e shtetit ka mundësi deri në muajin mars të caktojë datën e zgjedhjeve për javën e tretë të qershorit.
/Zëri/