Partitë e vogla, fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve
Prishtinë, 16 qershor Ismet Kryeziu, nga Demokracia në Veprim shprehet se numrat e deputetëve të fituar nga subjektet politike brenda listave të koalicioneve, nuk janë domosdo përqindja ose fuqia e votës që një subjekt politik ka fituar.
\"T\'i kesh 10000 vota do të thotë të kesh jo më shumë se 1,5% të votës së atyre që kanë dalë në zgjedhje, por në anën tjetër ky numër i vogël i votave dhe kjo përqindje e ulët në nivel vendi të ka mundësuar t\'i kesh pesë deputet nëse je pjesë e një koalicioni\", ka shkruar Kryeziu në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas tij, partitë më të vogla brenda koalicioneve kanë përfituar nga koncentrimi i votës në bastionet e tyre dhe lista preferenciale që ja u ka mundësuar ky sistem zgjedhor.
\"Prandaj mendoj se numri i deputetëve në këto zgjedhje nuk është indikativ për fuqinë elektorale që ka një subjekt politik brenda koalicioneve\", ka shkruar Kryeziu.