Partitë e bllokut vepruan gabimisht
Prishtinë, 2 tetor Nënkryetari PDK-së, Memli Krasniqi, në një konferencë për gazetarë ka thënë se partitë e bllokut janë duke ndërmarrë veprime të gabueshme që dëshmojnë një papjekuri të lartë institucionale.
Konsiderojmë që deputetët e opozitës me të vërtetë kanë ndërmarrë veprime të gabueshme të cilat dëshmojnë një papjekuri të lartë institucionale. Dy elemente të cilat dëshmuan sot nga ana e deputetëve të opozitës, në të vërtetë janë fakti i një mosrespektim të plot institucionalë me hyrjen e tyre të paautorizuar në sallën e Kuvendit. Dhe e dyta injorimi enklantant që i është bërë procesit të lehtësimit në ndërtimin e institucioneve që tani e ka filluar presidentja e Republikës së Kosovës.
\"Ne besojmë se veprimet e tilla duhet të shmangen sepse përveç që tregoj një papjekuri politike mosrespektim institucional në të vërtet kontribuojnë në degradimin edhe të procesit të ndërtimit të institucioneve, ka thënë Krasniqi.