20 Janar 2025

Partia e Fortë: Vota është e jona

Prishtinë, 11 Maj – Në një takim me media Partia e Fortë sot bëri publike pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 8 qërshor. Një ndër temat e para që u prek në këtë takim ishte transformimi i imazhit të Partisë në një verzion më Evropian dhe të civilizuar.

Kjo temë u ngrit si rezultat i shqetësimeve të shprehura nga një numër i konsiderueshëm i simpatizantëve të partisë të cilët ditët e fundit shprehën hapur konfuzionin e tyre lidhur më uljen e mundshme të nivelit të fortësisë në parti.

“E kuptojmë këtë shqetësim me vend, por duhet të theksoj së pari se kjo çasje do të vazhdoj deri në fund të fushatës dhe ka për qëllim përfitimin e më shumë votave nga qytetarët e pavendosur që kanë vizion të civiliziuar për shoqërinë. Ndërsa përkrahësve tonë besnik, pra qytetarëve që preferojnë politikanin e fortë ju premtojmë se do të rikthehemi në këtë qasje politike menjëherë pas fitores në zgjedhjet parlamentare” pohoi Kryetari Visar Arifaj.

Kryetari më tutje shtoi se “ky ndryshim kozmetik është qasje strategjike që ka për qëllim që përveç votave të pjesës së fortë të shoqërisë të i sigurojë edhe votat e një shtrese më pak të fortë e cila ndryshe e quan vetën edhe si shtresa e civilizuar, kështu që jemi të sigurt në fitore prandaj edhe garojmë me moton – Vota është e jona”

Sidoqoftë sipas Partisë së Fortë vota nuk është qëllimi final por vetëm nje mjet për të arritur në qëllimin final e që është krijimi i benefiteve financiare për kryetarin dhe nënkryetarët dhe familjarët e tyre. Për momentin, si një parti ende që nuk është drejtpërdrejtë në pushtet, Partia e Fortë çështjen e financave ende e sheh një sfidë e cila duhet të përmirësohet përmes monetarizimit të kandidaturave.

“Prandaj kemi vendosur që listat e hapura ti bëjmë edhe më të hapura duke ju mundësuar të gjithë qytetarëve që kanë kapacitet financiar të jenë pjesë e listës zgjedhore të Partisë së Fortë e më vonë edhe pjesë e kabinetit qeveritar” ka pohuar lidhur me këtë qështje Kryetari Visar Arifaj.

Tarifat e sakta për tu kandiduar për deputet përmes listës së Partisë së Fortë janë publikë në çmimoren e cila është e përpiluar për këtë qëllim. Sa i përket kësaj qështjeje duhet të theksohet që çmimorja e Partisë ofron lirim për kandidimet familjare që përmbajnë më shumë se 5 kandidat e poashtu edhe për pjesëtarët e shoqërisë civile që duan të kandidojnë përmes listës së Partisë së Fortë.

Kandidatët për Ministra do të përzgjedhen përmes ankandit të mbyllur dhe nuk ka çmime fikse për këto poste për shkak të variabilitetit që ato kanë në rëndësinë, pushtetin dhe potencialin përfitues. Ministrat do të zgjedhen përmes ankandit të fshehtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)