Partia e Fortë okupon qytetin e Ferizajit
Ferizaj, 30 Maj Partia e Fortë fillon ekspeditën okupuese në qytete të ndryshme të Kosovës me okupimin e qytetit të Ferizajit.
Në sheshin qëndror të qytezës së Ferizajit dhe në prani të adhuruesve, bashkëpartiakëve dhe gazetarëve Kryetari Visar Arifaj i shoqëruar nga nënkryetar dhe nënkryetare të partisë shpalli qytetin e Ferizajit si zonë të okupuar.
Fjalimi i Kryetarit kishte theks të veçantë në institucionin e kamareierit simbol vizuel i këtij qyteti dhe si shtyllë qëndrore e sektorit të shërbimëve në Kosovë.
Këtu pranë muralit të kamarierit ne edhe njëherë e vlerësojmë kontributin e punëtorëve të këtij sektori për zhvillimin e sektorit të shërbimeve, e që është edhe sektori më i zhvilluar i ekonomisë Kosovare ka pohuar Kryetari Arifaj.
Më tutje Kryetari ka prekur edhe një çështje tjetër mjaft të rëndësishme që ndërlidhet me muralin e kamarierit.
Shumica e mediave zakonisht e shfrytëzojnë pamjen e muralit të Ferizajit si simbol përfaqësues të këtij qyteti në xhirimet dhe fotografitë e tyre. Ne do të përkushtohemi që mediave të ju prezantojmë edhe vende të tjera të bukura që ka ky qytet, ashtu që edhe prezantimi i Ferizajit në të ardhmen të jetë më kreativ ka përfunduar fjalimin e tij Kryetari Arifaj.
Përndryshe, Flamuri okupues i Partisë së Fortë është vendosur në Sahat Kullë, monument dhuratë me madhështinë e të cilit krenohet i tërë Ferizaji.