18 Janar 2025

Partia e fortë me listën me moshë më të re për kuvend të Prishtinës

Prishtinë, 4 shtator - Partia e Fortë, të mërkurën, ka prezantuar listën e saj për Kuvendin e Prishtinës duke e veçuar atë si lista më e re për kryeqytetin. Mosha mesatare e kandidatëve dhe kandidateve është 25.9 vjeç, dhe ajo përbehet nga më shumë femra se sa meshkuj.

Partia e Fortë, si subjekti më i ri kosovar politik, në këto zgjedhje konkuron vetëm në qytetin e Prishtinës, për ku “ka zgjedhur një listë fituese të përbërë nga ardhmëria e vendit tonë, të rinjtë dhe të rejat të cilët do të marrin së shpejti drejtimin e kryeqytetit, e pastaj të Kosovës”, ka thënë Zana Elshani, nënkryetare e Partisë.

“Nganjëherë gjërat e vjetra janë të mira, marrim shembull verën e kuqe, por në raste të tjera gjërat e reja janë të mira, marrim shembull modelet më të reja të telefonave”, ka shtuar ajo.

“Siq mund ta shihni, lista jonë ka moshën më të re mesatare dhe balansin më të mirë gjinorë. Gjithashtu ajo përbëhet nga njerëz të arsimuar shumica e të cilëve kanë të përfunduar shkollimin e lartë”, ka thënë Elshani gjatë prezantimit.

Lista fituese e PF-së ka në përbërje më shumë se 30 për qind meshkuj dhe kështu jep një kontribut të madh në balansin gjinor në Kosovë i cili është i rregulluar me kuota.

Ndërkaq është njoftuar edhe emri zyrtar për kandidatin për kryetar të komunës nga Partia e Fortë. Visar Arifaj, njëherit edhe kryetar i këtij subjekti politik është njoftuar si kandidati që do të fitojë garën për kryetar të komunës së Prishtinës.

“Edhepse kryetari i prinë listës në mendojmë se ai nuk do të futet në kuvend pasi ai do t’i fitojë zgjedhjet për kryetarë të qytetit. Mirëpo nga principi i të parit ne nuk kemi mundur të lejojmë që dikush tjetër të jetë i pari në këtë listë”, ka shpjeguar Elshani.

Për komuna të tjera Partia e Fortë ka zgjedhur të mos paraqesë kandidatë. Ky subjekt do të garojë vetëm në Prishtinë.

“Prishtina është kryeqyteti. Ne kemi kryetarin. Kryetari i një subjekti të madh kandidon vetëm në kryeqytet. Pasi ta fitojmë kryeqytetin mund të mendojmë që gradualisht të bashkojmë në formulën tonë të fitores edhe komunat tjera” ka thënë Elshani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)