20 Janar 2025

Partia e Fortë me

Prishtinë, 21 maj - Prishtinë, 21 maj - Partia e Fortë paraqiti para mediave imazhin e ri me të cilin do të garojë në këto zgjedhje. Këtë e ka treguar me një fotografi në të cilen vetë kryetari i partisë pozon nudo me vetëm programin politik të Partisë të titulluar “Vizioni i Ri”.

“Nuk ka rëndësi programi politik aq sa ka rëndësi se çka dhe kush fshihet pas tij,” ka thënë kandidati për kryeministër nga Partia e Fortë Visar Arifaj. Sipas tij “Vizioni i Ri” që ka për synim zhvillimin ekonomik dhe integrimin në familjen e madhe Evropiane, si kusht kryesor për realizim e ka transparencën.

 “Ne duam t’u tregojmë votuesve që jemi shumë të afërt me ta dhe se s’kemi çfarë të fshehim prej tyre. Të gjithë qytetarët na njohin dhe janë të vetëdijshëm për të gjitha veprimet e tona,” vazhdoi ai.

Partia e Fortë, si shumica e partive tjera, vlerëson si shumë të rëndësishëm ndryshimin e imazhit dhe mënyrës së bërjes fushatë. Në këto zgjedhje, qëllim kryesor është krijimi i një lidhje më intime me votuesit, qoftë duke u takuar me ta dorë më dorë, qoftë edhe me pamje sa më modeste. Kësaj radhe, me një pamje të zhveshur nga luksi dhe statusi i lartë shoqëror.

“Si premtim, pas ardhjes sonë në pushtet, do ta publikojmë fotografinë tjetër që është edhe më transparente se kjo. Imazhi të cilin e kemi shpalosur sot më së miri e tregon transparencën e partisë, afërsinë që e kemi me qytetarin, një lidhje intime me votuesin, njëkohesisht edhe sa konfident ne jemi me rezultatin e zgjedhjeve që na presin,” premtoi për fund kryetari tashmë modest Visar Arifaj.

Në këtë mënyrë Partia e Fortë synon t’i bindë votuesit e saj se është e thjeshtë, e afërt dhe e barabartë me ta e për këtë arsye ata duhet të kenë besim të plotë tek Partia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)