Partia e Fortë kryen përgatitjet e fundit për hapjen zyrtare të fushatës
Prishtinë, 28 maj - Sot në orën 6 të mengjesit nënkryetare dhe nënkryetarë të Partisë së Fortë të udhëzuar nga Kryetari Visar Arifaj kanë dalur në parkun e Gërmisë me qëllim të finalizimit të përgatitjeve të fundit për lansimin e fushatës parazgjedhore që pritet të ndodhë sot në orët e mbrëmjes në lokalin druni e bardhë.
Sipas zyrtarëve të Partisë së Fortë, kjo seancë e ushtrimeve që është pasuese e një vargu të ushtrimeve fizike të rregullta që kanë filluar muaj më parë dhe është një aktivitet që konfirmon përkushtimin e partisë për të marrë pushtetin me 8 qërshor.
Pasi që pjesa intelektuale, pra programi, është përgatitur kryesisht nga ekspertët, neve politikanëve që pritet të ulemi në uleset e kuvendit na mbetej shumë pak për të bërë. Prandaj ne menduam që do ishte mirë që së paku të jemi në gjendje të mirë fizike ashtu që të promovojmë programin e ekspertëve tonë në mënyrë sa më të mirë. ka pohuar Kryetari Visar Arifaj.