15 Janar 2025

Partia e Drejtësisë ua uron besimtarëve Fiter Bajramin

Prishtinë, 24 qershor - Partia e Drejtësisë, me rastin e festës së Fiter Bajramit dhe përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit, uron të gjithë besimtarët myslimanë, duke lutur Zotin e Plotfuqishëm, që t’ua ketë pranuar agjërimin dhe punët e mira.

\"Besimtarët myslimanë, pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice për Krijuesin, festojnë Fiter Bajramin si festën e mëshirës së Zotit ndaj nesh dhe devotshmërisë sonë ndaj Atij\", thuhet në një komunikatë të kësaj partie.

Sipas PD-së, Festa e Fiter Bajramit, përcjell mesazhin për sakrificë, zemërgjerësi, dashuri dhe solidaritet me të gjithë njerëzit.

\"Andaj urojmë në këtë ditë feste që në familjet tona të mbizotërojë vetëm gëzimi, lumturia dhe begatia, ngase në këtë mënyrë dëshmohet pranimi i agjërimit dhe sakrificës së bërë gjatë këtij muaji të bekuar\", thuhet në komunikatë.
 
PD uron që vlerat e fuqizuara islame gjatë muajit të bekuar të Ramazanit të qindra mijëra  qytetarëve të Republikës së Kosovës të shërbejnë si shtylla të fuqishme të shtetndërtimit të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)