23 Janar 2025

Partia e Drejtësisë themelon nëndegë në Reznik të Vushtrrisë

Prishtinë, 6 prill - Partia e Drejtësisë, dega në Vushtrri, ka themeluar nëndegën e saj për herë të parë në fshatin Reznik, kryetar i së cilës u zgjodh Valdet Halili.

Kryetari i porsazgjedhur i nëndegës së Reznikut, premtoi se do të angazhohet me përkushtimin maksimal në punën e tij për rritjen e PD-së në këtë fshat, por edhe fshatrat për rreth.

Kryetari i degës së PD-së, në Vushtrri, Abdullah Klinaku, në Kuvendin zgjedhor të nëndegës së Reznikut kërkoi angazhim serioz të të gjithë anëtarësisë për të përcjellë mesazhin që ka programi politik i PD-së tek të gjithë qytetarët.

Ndryshe, Partia e Drejtësisë, përfaqësohet me dy asambleistë në Komunën e Vushtrrisë, ndërsa udhëheqë me drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)