07 Maj 2024

Partia e Drejtësisë kërkon nga Presidenti Sejdiu të jap dorëheqje

Prishtinë, 26 shtator - Partia e Drejtësisë vlerëson lartë vendim-marrjen e shpejtë dhe efektive të Gjykatës Kushtetuese në rastin e Presidentit të vendit.

Ferid Agani, Kryetar i Partisë se Drejtësisë ka thënë se konsideron se ky verdikt gjyqësor do të mbyll rastin e fundit të shkeljes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend nëpërmjet “formulave politike” që janë në funksion të realizimit të interesave partiake dhe personale përkundër dëmtimit të rëndë të drejtësisë dhe parimeve themelore juridike mbi të cilat qëndron shteti.

Partia e Drejtësisë sipas tij kërkon që në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese; duke pasur parasysh mangësitë e Kushtetutës në aspektin e shkarkimit të Presidentit dhe në funksion të rivendosjes së kushtetutshmërisë në vend, duke shmangur shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, Presidenti Fatmir Sejdiu të shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Prill të vitit 2011 dhe pastaj të jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Presidentit.


Duke pasur parasysh zhvillimet aktuale politike në vend, Partia e Drejtësisë po ashtu kërkon që bisedimet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në bazë të Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të fillojnë në nivel të ekspertëve, ndërkaq bisedimet në rangun e udhëheqësve të lartë shtetëror të fillojnë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë vitin e ardhshëm.

Agani njehereti ka kërkuar nga Qeveria e vendit shqyrtimin urgjent të situatës përkitazi me aktivitetet për njohjen e pavarësisë së vendit duke pasur parasysh mangësitë evidente në këtë proces të cilat është duke i manifestuar Ministria e Punëve të Jashtme. Në këtë drejtim PD kërkon funksionalizimin e plotë të të gjitha resurseve politike, parlamentare dhe jashtëparlamentare, profesionale dhe shkencore me të cilat disponon vendi.

Partia e Drejtësisë mbështet Qeverinë e Kosovës në tejkalimin e situatës së krijuar me vreshtarët e komunës së Rahovecit dhe shpreh kënaqësinë që propozimet e saja kanë shërbyer si bazë për gjetjen e zgjidhjes së situatës së rëndë. Njëkohësisht, PD kërkon që Qeveria e Kosovës të ndihmojë me kohë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse prodhuesit vendor bujqësor në mënyrë që situatat e ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)