Partia e Drejtësisë hyn në koalicon me PDK-në
Prishtinë, 16 maj - Partia e Drejtësisë ka mbajtur Kuvendin e rregullt të Punës dhe Këshillin Drejtues konform statutit dhe rregullores së punës dhe me një draft politik të hartuar dhe propozuar nga anëtarët e Kryesisë drejtuar nga Kryetari i Partisë Dr. Ferid Agani.
Në këtë Kuvend të Punës, u determinuan të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat u ballafaqua partia gjatë një viti.
Për Partinë e Drejtësisë, ky Kuvend ishte me rëndësi të veçantë për faktin se duhej të azhurnohen ndryshimet në strukturën udhëheqëse të partisë konform kërkesës së KQZ-së dhe të aprovohen rezultatet e kuvendeve të jashtëzakonshme në 7 degë.
Pas Kuvendit të Punës, Partia vazhdoi punën me Këshillin Drejtues, me përbërjen e re të aprovuar nga Kuvendi i Punës.
Këshilli Drejtues unanimisht mori këto vendime:
- Ndryshimin në përbërjen e re të Kryesisë.
- Shkarkimin nga udhëheqja e disa anëtarëve të Kryesisë, për shkak të shkeljeve statutore.
- Votoi pro koalicionit me PDK-në si ofertë e vetme zyrtare e paraqitur në organet e partisë.
Zgjodhi listën e kandidateve për deputet nga radhët e PD-së: Ferid Agani, Ardian Sejdiu, Vesel Neziri, Merjeme Uka, Luljeta Kelmendi.
Në këtë kuvend pune, Partia e Drejtësisë mori mbështetje të fuqishme nga anëtarësia e gjerë dhe u konstatua se partia është e gatshme të hy në zgjedhjet parlamentare.