16 Janar 2025

Partia e Drejtësisë dënon arrestimin e Ramush Haradinaj

Prishtinë, 5 janar - Ndalimi i serishëm i Ramush Hardinaj, tani nga autoritetet franceze duke u bazuar në urdhër-arrestet të Serbisë, për Partin e Drejtësisë është i papranueshëm dhe cenon lirin e një populli që ka qenë i shtypur nga po këta që po lëshojnë urdhër-arreste.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e pastër dhe Kosova tashme është shtet i pavarur dhe i pranuar nga shumë shtete të botës.

Partia e Drejtësisë kërkon nga Institucionet e Kosovës dhe nga autoritet franceze që të bëjnë ç’është e mundur që të lirohet z. Hardinaj sa më parë.

Bashkimi Evropian duhet të reagoj sa më shpejt lidhur me këtë rast por edhe me qytetarët e Kosovës që më mos të kenë pengesë dhe të lëvizin të lirë në shtetet e Evropës, siç lëvizin të lirë edhe qytetarët tjerë të rajonit.

PD kërkon nga Qeveria e Kosovës që pjesë të dialogut me Serbinë të diskuton edhe për urdhër-arrestet të lëshuara në kohën e Slobodan Millosheviqit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)