Parregullsitë e zgjedhjeve, akuzohen 140 persona
Prishtinë, 6 prill - Prokuroritë Komunale të Republikës së Kosovës gjatë tremujorit të parë të vitit 2011, i kanë punuar me prioritet lëndët që kanë të bëjnë me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura në Republikën e Kosovës.
Në të gjitha prokuroritë komunale të Republikës së Kosovës, janë akuzuar 140 persona.
-Prokuroria Komunale në Prishtinë, sa u përket lëndëve lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura në Republikën e Kosovës, gjatë muajve janar, shkurt dhe mars 2011, ka akuzuar 78 persona, dhe i ka hudhur tre kallëzime penale.
- Prokuroria Komunale në Gjilan, ka akuzuar 4 persona dhe ka hudhur 3 aktakuza.
-Prokuroria Komunale në Pejë, ka akuzuar 9 persona dhe ka hudhur 9 kallëzime penale.
- Prokuroria Komunale në Gjakovë, ka akuzuar 2 persona.
- Prokuroria Komunale në Ferizaj ka akuzuar 46 persona dhe ka hudhur 1 kallëzim penal.
- Prokuroria Komunale në Prizren ka akuzuar 8 persona dhe ka hudhur 5 kallëzime penale.
- Ndërkaq, Prokuroria Komunale në Mitrovicë, 42 raste i ka në fazën e grumbullimit të informatave.
Prokuroritë Komunale të Republikës së Kosovës do të vazhdojnë ti punojnë me prioritet këto lëndë.