Parlamenti studentor, mirënjohje kryekuvendarit Krasniqi
Prishtinë, 13 shkurt - Në prag të shënimit të përvjetorit të 5-të të Pavarësisë së Kosovës, një delegacion i studentëve të Parlamentit të Universitetit të Prishtinës, të prirë nga Adnan Thaçi, sekretar i PUP, ishin në një vizitë te kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.
Me këtë rast ata e uruan kryetarin për këtë përvjetor të rëndësisë së veçantë, duke ia dorëzuar edhe një mirënjohje në emër të Parlamentit studentor.
Kryekuvendari Krasniqi i falënderoi ata për këtë mirënjohje, duke i uruar edhe suksese në studime.