20 Janar 2025

Parlamenti që s’mund ta formojë ushtrinë, i pakuptimtë të ekzistojë

Prishtinë, 6 maj -  Kryeministri Hashim Thaçi ka konfirmuar indirekt se sot shpëndahet Parlamenti dhe se votimi për shndërrimin e FSK-së në FAK dhe çështja e vendeve të rezervuara për minoritetet, do të lihet për legjislaturën e ardhshme.


“Një Parlament që s’mund ta formojë ushtrinë e vetë, është e pakuptimtë të ekzistojë”, ka thënë Thaçi. Ai tha se ushtria e Kosovës nuk u votua për shkak të “etheve elektorale” të disa partive.


“Unë kam propozuar datën 8 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve dhe aktualisht jemi brenda afateve të parapara me Kushtetutë”, tha ai.

Kryeministri paralajmëroi një takim në zyrën e tij në ora 12:00, i thirrur nga Presidentja, ku do të vendoset për hapat drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Jahjaga mledh liderët politik për FAK-un

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka ftuar sot liderët e partive politike parlamentare, me qëllim të arritjes së një konsensusi rreth formimit të Forcave të Armatosura.

Ky takim ndodh pas dështimit të djeshëm të arritjes së një marrëveshje mes liderëve politikë në takimin që u zhvillua në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. (rtk)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)