Parlamentari gjerman Roderich Kiesewetter viziton Kosovën
Prishtinë, 20 shtator - Anëtari i Parlamentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Mr. Roderich Kiesewetter, pasnesër do të vizitojë Kosovën.
Komandanti i KFOR-it Gjeneral Majori Erhard Bühler, do të informojë Roderich Kiesewetter për situatën momentale në Kosovë.
Për momentin Gjermania është një nga vendet kontribuese të KFOR-it me numrin më të madh të trupave. Ushtarët gjerman janë më së shumti të stacionuar në Battle Group-in Shumëkombësh Jug dhe të vendosur në Prizren.