21 Dhjetor 2024

Parlamentarët belgë të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Prishtinë, 14 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Theo Francken.

Në takim me parlamentarët belgë u bisedua për zhvillimet e përgjithshme politike në vend e rajon, raportet e shkëlqyera dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kryetari Konjufca, pasi i njoftoi mysafirët përkitazi me punën, të arriturat dhe synimet e legjislativit, vlerësoi lartë përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe kërkoi njëherësh vazhdimin e mbështetjes ndaj shtetit tonë në rrugën euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Parlamentarët belgë e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe në fusha tjera me interes të përbashkët ndërmjet Mbretërisë së Beligjikës dhe Republikës së Kosovës.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)