Parku për Inovacion dhe Trajnim ndihmesë e madhe për ekonominë kosovare
Prizren, 19 maj - Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, që po merr pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizreni, i vendosur në vendin që dikur ishte bazë e KFOR-it gjerman, ka thënë se është i lumtur që kjo është arritur, dhe se kosovarët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ky park.
Held ka thënë se me realizimin e këtij parku përfituesit më të mëdhenj do të jenë gjeneratat e reja në Kosovë dhe se lansimi i tij do të jetë një ndihmesë e madhe për ekonominë kosovare.
Heldt ka thënë tutje se për arritjen e jetësimit të këtij parku duhet bërë shumë falënderime, pasi që puna drejtë realizimint të tij ishte vite më parë.
Në fund të fjalimit Held ka theksuar se sfidat e mëdha asnjëherë nuk arrihen vetëm, por se gjërat e mira si kjo arrihen së bashku.
““Ka shumë falënderime për të bërë që kjo është bërë e mundur. Ne kemi punuar gjatë për këtë. Kemi punuar ngushtë edhe me zyrën e kryeministrit…Sfidat e mëdha nuk arrihen vetëm, por se arrihen së bashku”, tha Heldt.