17 Janar 2025

Paraqitet dokumenti për hartimin e strategjisë mbi të drejtat e njeriut

Prishtinë, 29 nëntor - Koalicioni të drejta të barabarta për të gjithë do të prezantojë dokumentin e politikave për hartimin e “Strategjisë së të drejtave të njeriut për Kosovën 2016-2022: Një rrugë përpara”.

Dokumenti analizon mësimet e nxjerra nga zbatimi i strategjive mbi të drejtat e njeriut në Kosovë në të kaluarën, situatën e përgjithshme të të drejtave të njeriut dhe rëndësinë e integrimit në BE.

Ky dokument po ashtu prezanton procesin e fundit të nisur nga qeveria në hartimin e një strategjie të re gjithëpërfshirëse të të drejtave të njeriut për vendin.

Dokumenti i politika përmban rekomandime konkrete për qeverinë rreth asaj se si ky proces mund të rivitalizohet dhe të ecë përpara.

ERAC është projekt për koalicion i financuar nga BE-ja dhe i implementuar nga shtatë OJQ dhe 19 OSHC të cilat punojnë së bashku për të promovuar barazi dhe mos diskriminim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)