Paralajmrohet padi për deputetët Konjufca e Aliu
Prishtinë, 24 tetor - Disa nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë edhe dy deputetët Galuk Konjufca dhe Liburn Aliu shumë shpejt mund të përballen me gjyqin, për shkak se kanë gisht në rrokullisjen e kamionit me mallra serbe.
Drejtuesi i kamionit, Fatmir Hajdari, i ka konfirmuar gazetës Zëri, se është në fazën finale të përgatitjes së dokumentacionit për ngritjen e një padie penale ndaj aktivistëve dhe dy deputetëve të Vetëvendosjes!, të cilët ndërsyen ditë më parë rrokullisjen e kamionit në afërsi të Lupçit, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Mirëpo, për Lëvizjen Vetëvendosje! nuk është brengosëse ngritja e padisë dhe mundësia e arrestimit të nënkryetarit të Kuvendit Glauk Konujfca dhe deputetit Liburn Aliu.
Pronari i kamionit është duke e kompletuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ngritjen e padisë penale ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, duke përfshirë edhe dy deputetët, të cilët kanë qenë pjesë e aksionit. Fajtori dihet, dhe në këtë drejtim nuk ka dilema, sepse tashmë janë xhirimet dhe normalisht ne si palë e dëmtuar do të kërkojmë kompensimin e dëmeve të mëdha që na janë shkaktuar, ka thënë Fatmir Hajdari për Zërin.
Ai ndërkaq, ka pohuar se tashmë është bërë kërkesa në Gjykatën Komunale për formimin e një komisioni, i cili do të bëjë vlerësimin e dëmeve që janë shkaktuar atë ditë. Aktivistët dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shkarkuar mallin, i cili ishte prodhim i Centro Proizvod nga Beogradi dhe më pas e kanë rrotulluar kamionin, për ta bërë të palëvizshëm. Kamioni që është rrokullisur nga Vetëvendosje është dëmtuar në masë të madhe, deri në 70 për qind, por edhe i gjithë malli.