Paralajmërohet dorëheqja e presidentit
Prishtinë, 27 shtator - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu do tiu drejtohet sot në orën 14 e 30 qytetarëve në një konferencë për media që është paralajmëruar nga zyra e tij.
Ndërsa mediat raportojnë se i pari i vendit, Sejdiu, do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, dy ditë pasi gjykata Kushtetuese e shpalli shkelës të kushtetutës.
Sejdiu ka mbajtur dy poste njëkohësisht- president i vendin dhe kryetar i LDK-së, që bie ndesh me nenin 88 pika 2 të Kushtetutës së Kosovës, e cila ndalon që i pari i vendin ti ushtroi dy pozita publike njëkohësisht.