Papërgjegjësia politike vonon liberalizimin e vizave
Prishtinë, 5 shtator - Që nga shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, apo mbajtja e zgjedhjeve të 8 qershorit, shumë procese që i duhen vendit kanë stagnuar.
Kjo ka ndodhur si pasojë e ngërçit politik dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike bllokut opozitar dhe PDK-së në anën tjetër.
Si pasojë e moskrijimit të institucioneve, tash e disa muaj shumë procese po konsiderohen si të dështuara, e në mesin e tyre edhe procesi i përafrimit të vendit me Bashkimin Evropian dhe liberalizimi i vizave.
Analistët politikë vlerësojnë se e gjithë përgjegjësia për dështimin e shumë proceseve i takon spektrit politik të vendit dhe problemeve që ata kanë mes vete. /Kosova Sot/