Pantiq: Zgjedhjet do të jenë të qeta
Mitrovicë, 16 nentor - Kandidati i Iniciativës Qytetare Serbe për kryetar të Mitrovicës veriore, Kërstimir Pantiq, ka deklaruar se pret fitoren e tij dhe të listës së tij në zgjedhjet e përsëritura, të cilat do të mbahen nesër në tri qendra votimi në Mitrovicën veriore.
Duke folur për agjencinë serbe Tanjug, Pantiq ka thënë se është i bindur se zgjedhjet do të zhvillohen të qeta.
Ai ka shtuar se Asociacioni i komunave serbe do të jetë garant i mbetjes së serbëve në Kosovë dhe se detyra e dytë e këtij Asociacioni do të jetë forcimi i institucioneve serbe në Kosovë.